PRINCIPATA E MIRDITES – DERA E GJOMARKAJVE

Neni 1126 i “Kanunit te Leke Dukagjinit thote: “Dera e Gjonmarkut asht themeli i kanuse. Xen kryet e vendit.”

Nga Tome Mrijaj – 5 mai, 2000

Gjate historise njerezore, familja ka luajtur rolin kryesor ne zhvillimin dhe perparimin e kombeve dhe shoqerise ne pergjithesi. Filozofet antike e ne vecanti Platoni e ka vleresuar shume rolin e familjes ne shoqerine njerezore. Edhe shqiptare, bile qysh ne koheti lire, kane zeguar respekt te jashzakonshem per institucionin familjar. Familjet fisnike shqiptare linden dhe u zhvilluan paralelisht me familjett e mjohura te Evropes. Zhvillimi i principatave te njohura shqitare eshte rezultat i familjeve te medha dhe te njohura te Shqiperise. Midis tyre u shquan Balshajt, Kastriotet, Topiajt, Dukagjinet dhe shume te tjerea, qe luajten rol te madh ne themelimin e shtetit shqiptar ne Mesjete. Keto familje bene qendrese kunder pushtimeve te huaja, sidomos kunder pushtimit otoman. Disa prej ketyre familjeve braktisen Shqiperine dhe u vendosen shumica ne Itali. Por, fatkeqesisht, ato qe mbeten ne Atdhe, ne qytete dhe ne rrafsh, ndryshuan besimin fetar dhe u vune ne sherbim te Turqise. Shume nga keto familje u asimiluan dhe ky fenomen vazhdoi deri ne fund te shekulli te XIX.

Perkundrazi, ne rajonet e Sqhiperise se Veriut disa familje fisnike nuk u nenshtruan dhe nuk pranuan asnhe bashkepunim me pushtuesit. Keto familje i qendruan besnik atdheut, tradites kombetare dhe fetare. Por kjo dashuri per gjuhen e atdheun u kushtoi shtrenjte.

Nje prej familjeve me fisnnike te Veriut te Shqiperise, e cila ka nje histori te shkelqyer, eshte familja e Gjonmarkut te Mirdites. Historia e kesaj familjeje legjendare e ka zanafillen qysh ne Mesjete. Historiane dhe etnografe te ndryshem, prejardhjen e kesaj familjeje e lidhin me Dukagjinet. Mirdita si krahine, eshte nje Troje e vertete.

Ky bastion i krishterimit shqiptar nuk u pushtua kurre nga Perandoria Osmane. historiani kroat Millan Shufllaj shruan se Mirdita ishte fisi m e i organizuar ne Shqiperi ne shekullin XIV. Per Mirditen kane shruar shume te huaj dhe shqiptare. Ja si e pershkruan historine e kesaj familjeje shkrimtari shqiptar Ismail Kadare ne vepren e tij te famshme letrare “Prilli i thyer”: “Nuk eshte mirefilltas princ, – thoshte Besiani, – e mergjithate, nga nje pikpamje, eshte me shume se princ, jo vetem sepse familja e kulles se Oroshit eshte shume me e vjeter se familja mbreterore, por sidomos per menyren se si ajo sundon mbi krejt krahinen. Ky ishte nje sundim i nje lloji te vecante, sundimi me ane te kanunit, i pangjashem me asnje tjeter mbi fytyre te dheut. Qysh prej kohesh qe s’mbaheshin mend, as policia dhe as administrata shteterore nuk nderhynin ne Krahine. Kulla vete s’kishte as polici, as zyrtare e megjithate, krejt Krahina ishte nen zoterimin e saj. Keshtu kishte qene ne kohen e Turqise, madje me perpara, dhe keshtu me vone gjate pushtimeve serbe e austriake dhe pastaj gjate republikes se pare dhe me pas, ne republiken e dyte e gjer tani, nen mbreterine. Madje disa vjet me pare ne Parlament ishte bere nje perpjekje e fundit nga nje grup deputetesh, per te futur makinen shteterore ne Krahine, por perjekja kishte deshtuar. Ne duhet te bejme cmos qe kanuni te shtrije pushtetin e tij mbi gjithe trojet e vendit, – kishtin thene mbrojtesit e Oroshit, dhe jo te perpiqemi ta shkulim prej bjeshkeve te tij, ndonese ate nuk ka force ne bote qe ta shkule…”

Per te shkruar per historine e mevonshme te Deres se Gjonmarktu duhet patjeter te kujtojme personalitetin e fundint te Gjon Marka Gjonit me djemte e tij. Mirdita ishte vend i veshtire per jetese. Turqia kishte penguar cdo zhvillim arsimor dhe ekonomik. Te ngujuar ne ato male te brishta, Gjonmarkajt dhe populli i Mirdites, me urti dhe maturi, me fuqine e arsyetimit, por edhe me guxim e trimeri, ia dolen te nxjerrin nga Perandoria otomane autonomine dhe te vetqeverisnin ne baze te Kanunit te Leke Dukagjinit, si asnje krahine tjeter ne Shqiperi. Ne fillim te konsolidimit te shtetit te ri shqiptar, Gjon Marka Gjoni filloi aktivitet te tij politike dhe shoqerore, mbeshetur ne kanun. Kapidani i Mirdites, Gjon Marka Gjoni, prej vitit 1926 e deri me 1928, pajtoi 620 gjaqe. Me kete fitoi respektin e popullit dhe Mirdita u be krahina me e qete ne Veri te Shqiperise. Ne vitin 1930, Gjon Marka Gjoni hapi konviktin e Mirdites ne Orosh ne sarajin e Lleshi te Zi, ku mesonin 70 nxenes. Disa prej djemve te Gjon Marka Gjonit kishin mbaruar studimet e larta universitare ne Itali dhe ne Austri. Djali i tij Mark Gjon Marku, menjehere pasi mbaroi studimet universitare, filloi veprimtarine politike ne Shqiperi.

konvikt

Terrori komunist ne Mirdite filloi me grabitjen dhe djegien e kullave te Kapidanit te Mirdites, Gjon Marka Gjonit. Me dite e jave te tera, sic trgonin me te moshuarit qe kishin mbetur gjalle, nga sarajet e permendura te kesaj familjeje fisnik, doli tym e zjarr, deri sa u be germadhe. Djegia e kullave te Kapidanit kishte si qellim terrorin psikologjik e fizik ndaj popullit te panenshtruar te Mirdites, terror qe e perjetoi gati cdo familje e fis mirditor me vrasje, tortura, burgosje e internime, poshterime nga ato qe dinin te benin vetem kriminelet komuniste.

Ne veren e vitit 1944 forcat komuniste kishin marre disa krahina te Veriut, bile kishin pushtuar Burrelin dhe ishin nisur per ne Mirdite. Ndue Gjonmarku niset menjehere per te filluar qendresen antikomuniste. Per pese muaj u be nje qendrese e fuqishme nga forcat antikomuniste te Mirdites. Ndue Gjonmarku u rrethua ne Shen Pal, por i shpetoi rrethimit dhe vazhdoi luften. Me 26 Nentor te viti 1944 Mark Gjonmarku largohet nga Skodra dhe vendoset ne malet e Veriut per te vazhduar luften antikomuniste. Kur i propozuan per te lene Shqiperine dhe te dale ne Perendim, ai u pergjegj: “Une nuk e kam krye ende detyren ndaj Atdheut. Nuk mund te braktis burrat qe me kane ndjeke deri me sot. Fati im eshte lidhe ngushte me fatin e tyne. E di se do te vritem, por asht’ ma lumni per mue me vdek me nje plumb ne balle, se sa me u nda me turp prejtyne, tash qe shplaka e Zoti ra mbi ne e popullin shqiptar.” Per kete arsye Mark Gjonmarku eshte cilesuar therrori i tradites. Mirditoret me te drejte kane deklaruar: Mark Gjonmarku ishte prijsi yne ideal ne luften kunder regijmit komunist per clirimin e popullit shqiptar. Mark Gjonmarku u vra me 14 qershor te vitit 1946 ne lufte pre lirine e Shqiperise nga komunizmi. Me vrasjen e tij morali i popullit te Mirdites nisi te bjere, shpresat te pakesoheshin, deshira per liri te shpejte mbeti enderr. Mizorite ndaj popullit nacionalist te Mirdites ishin te papara. Per kete qeveria e Tiranes dergoi ne Mirdite nje force prej 7000 vetesh, besnike te saj. Ne cdo fshat filluan pushkatimet e burrave te pafajshem, u internuan me dhjetra familje, u burgosen njerez te dyshuar qe kishin ndihmua “bandat”. Nje vit me vone u vra edhe vellai tjeter Llesh Gjonmarku me tre luftetare. Vrasja e tyre tragjike ishte nje humbje e madhe per qendresen antikomuniste te Shqiperise. Ishte nje dhembje trishtuese per te gjithe ata qe luftuan komunizmin bolshevik. Malet e Shqiperise se Veriut e sidomos Mirdita, u trondit thelle. Nje hije e zeze, si hija e vdekjes, u ul mbi male. Komunistet kesaj here pushkatuan dy nacionaliste, burgosen 17 burra dhe internuan 2 familje. Vargu poetike i Ernest Koliqi i pershkruan me mire se kushdo tjeter keto vite tragjike te familjes se Gjon Marka Gjonit:

Vajton grania e po ban gjam’ burrnimi

po e ama zemren ndryn n’nji dry heshtimi,

pik loti ajo nuk derdh q’i mbet shkret votra

edhe vajin ndalon n’vllazen e n’motra:

-S’e qajm na Markun, le ta qaj Shqipnia,

pse rrezja e fundme ai kje qi Ishoi liria.

Kapidanat robnin vec druen per s’gjalli,

lumnojn kur desin t’lir me ‘i plumb ke balli,

lumnojn kur fiken porsi hyt e drites

n’lamin e nderit kah i prijn Mirdites.

Nji grusht Mirdit qi don t’i kndohet kanga

se zbret ne vorr per mos m’u lidh me pranga.

Bri votrave n’Mirditen thepa-thepa,

shka pershperisin nanat permbi djepa?

Fjalen e fundit qe me za te thekun

la Kapidani para se me dekun;

-Ju shtegtar’, kusho qofshi,

qi kerkoni rrugat e botes,

Plakut t’em te m’i thoni,

per n’ma takofshi kund nder dhena t’huaja:

-Vul’ gjaku u vuna porosive t’tueja:

dathe e ase mbathe e ngrane e pa ngrane, un’ ngjitas,

t’miren e t’keqen dava me mirditas,

vuejta me ta dhe vdiqa kur erdh dita,

e Deren e Kanunit s’ta korita.

Prof. ernest koliqi

Dy djemte e Gjon Marka Gjonit, Marku dhe Lleshi, rane deshmore ne qendresen antikomuniste te Mirdites. Ernest Koliqi ne poemen e tij “Kanga e Kapidan Markut”, e pershkruan me mire se kushdo tjeter tragjedine e tyre. Kapidan Gjon Marka Gjonit, pas marrjes se gjemes per djemte e tij, ka mbajtur nje qendrim burreror te jashtzakonshem. Ngushellonte miqte per fatkeqesite qe kishin pesuar, kur ai vete ishte i djegur ne ndjenjat e tij me te thella, ish goditur nga fati ne menyre te tmerrshme. Nga goja e tij nuk u degjua nje fiale e keqe kunder atyre qe i kishin nxire jeten. Duronte dhe heshtete me buzeqeshje, nderonte miqte si perhere dhe i shtynte te mos humbisnin shpresat dhe vullnetin e mire ne sherbim te atdheut. Ai te kujtonte prijesit e koherave te kaluara.

Nje prej pinjolleve te Deres se Gjonmarkut eshte Ndue Gjon Marka Gjoni, i cili jeton ne New York. Edhe pse i shtyre nga mosha, Ndou i mban mend te gjitha. Jane keto kujtime te trishtueshme per kete familje qe ka ruajtur me mire se kushdo tjeter traditen shqiptare. Ndue Gjon Marka Gjoni, qe diten qe u largua nga Shqiperia ne vitin 1944, nuk pushoi veprimtarine e tij per te miren e pergjitheshme kombetare. Udhehoqi Bllokun Kombetar Independent per shume vjet, mori pjese ne konference e seminare, ne gezime e hidherime kombetare. Ligjeroi tere jeten kunder regjimit komuniste te Shqiperise. Vellezerit e tij Marku e Lleshi u vrane gjate qendreses antikomuniste ne Mirdite. Vellai, Deda, u kap dhe u burgos, ndersa e gjithe familja qe mbeti ne Shqiperi u dergua ne burgje dhe kampe perqendrimi. Zonja e Gjon Marka Gjonit tere jeten e kaloi ne burgje dhe kampe. Po keshtu edhe bashkeshortja e Mark Gjon Markut me djale. Edhe Deda me familjen e tij kaloi dite mjerimi ne sketerren komuniste, ndersa Nikollla kishte fatin te largohet dhe te vendosej ne Shtetete e Bashkuara te Amerikes. Komunizmi solli tragjedi e tmerr per kete familje fisnike te Mirdites, e cila edhe ne keto kushte u perpoq te ruaje nderin dhe dinjitetin. Shpresojme dhe deshirojme qe nji dite kjo Shtepje e madhe te rregullohet dhe te rindertohet mbi themelet e asaj tradite shume te lashte dhe te shkelqyer. Zoti e premtofte perparimi dhe lulezimin e Deres se Gjon Markut sepse: “Guri i rende peshon ne vend te vet” – thote fjale e urte e popullit.

%d bloggers like this: