TE SARAJET
24 QERSHOR, 2021
Sot, tek Sarajet e Gjon Marka Gjonit midis djemve te ri te Deres se Gjomarkut.
Te dashtun miq e dashamire! Dielli i fotre gjithnon e lut njerzimin me gjet krojet e veta. Sot, si dite ne program te rindertimit te Sarajeve kishim per qellim marrjen e disa masave fizike dhe pershkrimin e terrenit per arkitektet por jo vetem kaq.
Ishte shen Gjon dhe nuk kishim si mos me e Lut Krishtin midis dy Gjonave ende gjall, te ri e te forte, Gjon Kol Gjoni dhe Gjon Nikoll Lleshi. Freskia e vetme e ksaj dite te nxehte ndodhet ne Orosh te Mirdites.
Un do ta quaj nje dit memorje sepse pas 80 vjet komunizmem vetem sot ishin bashk per bisede barku i Lleshit te Zi.Faleminderit Lal Gjonat ton, faleminderit Bianca, bija e Kapidan Ndue Gjon Markut, faleminderit Vincent.
Historishkruesit e realizmave social komunist kan than se nuk ka ekzistue Ish Republika e Mirdites. Si sot 100 vite ma par Keshilli i Ambasadoreve u mblodh per te degjue ankesat e Mirdites me Marka Gjonin ne krye e sot, pas 100 vjetesh ju deshmuam se Gjomarkajt rrojne, jan te fort e te dijshem e brezi i ri po rritet plot drite e shprese.
Ju faleminderit te dashtun kusherinj per mikpritjen dhe pranin tuaj bashkarisht sot tek Sarajet e Kapidanit te Mirdites.
Juaj.
Artan Lleshi Gjomarkaj.
You must be logged in to post a comment.