TE SARAJET
14 KORRIK, 2021
Oroshi nuk asht vetem Keshtjelle ndertue me gure, natyre, heroizem, histori, kroje e livadhe perzier. Oroshi eshe nje Keshtjelle njerzish; burrash dhe zonjash fisnike, qendisur me buzeqeshje prej shpitrash te paster e te lire, qendisur tek syte fjalet e mireseardhjes.
Kjo zonje sot na priti me lot gezimi ne sy e na percolli po me lot gezimi. Eshte ne moshen 94 vjec e gezon nje shendet plot te dhuruar prej Zotit per te prit e percjelle miq e dashamire te Oroshit. Patem fatin te gjejm ne oborr te kulles se Ndue Gjok Gjinit, Marten e Ndue Gjokes, zonjes qe vec dasmave te zakonshme, ne kohe te sundimit komunist ajo ka veshur per nuse dhe ka percjelle edhe hallen time pasi gjyshja ime ishte armike e shpallur dhe percjelle ne groten e interninit te Tepelenes me gjith femijet e mitur.
Agia qe sot nuk rron asokohe ishte prag martese e dasma e saj u be ne kete kullue fale bujarise se ktyre njerezve te mrekullueshem e plot nur ne shpirt e sy. Nana Marte, me ke mallengjyer sot. Ne do te vijme perseri, sapo te na jepet rasti.
Ju faleminderit o djemt e Ndue Gjok Gjinit per kete dite te mrekullueshme qe na dhuruat.
Faleminderit gjithashtu Klaus qe na mundesove ngjitjen tone tek votra e kujtimeve krah Sarajeve te Kapidanit te Mirdites.
Me perqafime
Juaj , ma i vogli femije i Prenges se Major Nikolles.
Artan Lleshi








You must be logged in to post a comment.