TE SARAJET
28 KORRIK, 2021
Edhe pse temperatura teper te larta ,sot ishte nje dite e veçante per Oroshin.
Faleminderit Arkitektit Giliberto Menconi dhe bashkepunetorit te studios se arkitektures dhe mikut yne Fatmir Macaj per pranine e tyre fizikisht ne truall te Sarajeve.
Me arkitektin z. Menconi diskutuam gjate ne truall te sarajeve per variantet e struktures se adheshme dhe vura re me sinqeritet te plote nje profesionalizem te shkelqyer si dhe shkelqim idesh ne perputhje me vlerat e treves tone dhe kuptimin e struktures muzeale qe do te ndertohet nga familja Gjomarkaj po mbi themelet e kullave te djegura me 1945.
Arkiteto Mendon: “Nuk e harroj kurre kete dite”. Ti u nise nga Roma ne te zbardhur te dites, e nga Rinasi rrugtove drejt e ne Orosh. Une personalisht kam mbetur pa fjale nga korrektesa juaj dhe nga mendimi juaj profesionalist dhe arkitekturor.
Bianca sot gjithashtu na nderoi me qendresen e saj kundrejt ksaj vape te tmerrshme e me gjithate nese gjithkush diten e sotme do ta shenonte ne kelendarin e tij si diten me te nxehte te vitit, une dua ta shkruaj ne kalendarin tim si diten me te ngrohte, rrethuar me miq e me bukuri prej bjeshkesh duke shenuar edhe hapin e pare drejt fillimit te realizimit te projektit te rikonstruksionit te Sarajeve te Kapidanit te Mirdites.
Ju faleminderit per mbeshtetjen dhe sakrificen tuaj.
Faleminderit Arkitekt Giliberto Menconi
Faleminderit Fatmir Macaj
Faleminderit Bianca Gjomarkaj
Faleminderit Vincent Nakovics
Juaj,
Artan Lleshi
Arkitekt Menconi dhe Artan Lleshi Bianca Gjomarkaj Artan Lleshi me guri origjinal Fatmir Macaj, Artan Lleshi dhe Arkitekt Menconi
You must be logged in to post a comment.